E SHITUR! ATA TË PËRDORIN DERISA…/ Njihuni me personazhet që dolën me “SHERR” nga kompeticionet (FOTO) – AlpeGossip
E SHITUR! ATA TË PËRDORIN DERISA…/ Njihuni me personazhet që dolën me “SHERR” nga kompeticionet (FOTO)

E SHITUR! ATA TË PËRDORIN DERISA…/ Njihuni me personazhet që dolën me “SHERR” nga kompeticionet (FOTO)

Në televizionet shqiptare ka shumë emisione që zhvillohen si konkurse ku në fund ka vetëm një fitues si “Big Brother”, The Voice, Kënga Magjike etj. Jo të pakta janë rastet që njerëzit që kanë pjesë në to kanë shpërthyer ndaj këtyre emisioneve duke treguar anën “e errët” të tyre publikisht.

E fundit që ka reaguar ka qenë ish banorja e BIg Brother Greta Shino. Ndonëse edicioni i fundit i spektaklit të njohur “Big Brother” ka muaj që ka përfunduar, ish banores së njohur Gerta Shino nuk i del ende e keqja. Ajo që në daljen e saj nga loja e famshme hodhi akuza kundër produksionit, duke thënë se çdo gjë ishte e shtirur.

Madje së fundmi Gerta ka publikuar disa pamje ku shfaqet shtëpia e ‘Big Brother’ në Angli dhe e ka krahasuar atë me shtëpinë e ‘Big Brother’ në Shqipëri, ku ka treguar se përveçse kushtet kanë qenë të këqija ata nuk i jepnin as për të ngrënë.

“Turp për mua që kam qenë në BB. Shikoni ça shtëpie kanë banorët në Angli, për të mos folur për kualitetin e kamerave pastaj, Big Brother Albania është mut”- shkruan ish-banorja krahas fotos.

 

Por Greta nku është e vetmja, ka shumë banorë të tjerë duket se nuk kanë ngelur të kënaqur nga pjesmarrja e tyre në Big Brother të cilët shprehen se nuk do ta provonin më atë eksperiencë. Këta personazhe janë Bjordi Mezini, Neda Balluku, Bertina Mehmeti etj.

Enca Haxhia në fillimet e karrierës së saj ka konkuruar në The Voice Albania, por asnjë nga anëtarët e jurisë nuk e ktheu karrigen. Një fanse e pyeti së fundmi se cila ishte këshilla që i jepte një vajze që u rrefuzua në spektakël, Enca menjëherë i është përgjigjur duke shpërthyer dhe ndaj produksionit:

“Ja një sekret: Të tilla talent show të përdorin aq sa ju duhesh dhe të hedhin në rrugë. Kështu që konsideroje vetëm si një eksperiencë ku ti mund të punosh me veten tënde dhe të mësosh gjëra të reja rreth televizionit dhe spektaklit dhe kaq. Vazhdo puno, stërvit zërin tënd dhe nëse brenda teje ti e di që muzika është qëllimi yt, gjej mundësira të ndryshme pjesëmarrjeje në evente, puno fort dhe puno në studio… nëse është e shkruar për t’u bërë, do të bëhet!”, – vazhdon Enca. Shumë dashuri për ty zemër e vogël & mos harro që mua më refuzuan në x fazë dhe në një x talent show para disa vitesh, por tani jam një ikonë popi në këtë vend! Dhe nëse unë e bëra, edhe ti mund ta bësh!”, – përfundon këngëtarja.

Linda Rei ka marrë pjesë në spektaklin “Dance with me” dhe largimi i saj ishte me shumë zhurmë. Linda ishte shumë e revoltuar për mënyrën se si produksioni është kujdesur për personazhet që morën pjesë.

Ajo ka treguar arsyet pse është larguar: “Kam ikur sepse nuk është në nivelin tim ajo që po bëja dhe sidomos live. Jo pra, se çdo fjalë bëhej gati në prova dhe kur doje të thojë diçka që ata nuk e dinin ose nuk e prisnin të mbyllinin mikrofonin. Donin të nxehnin Bertin por mua nuk më intereson të zihem ose t’i kundërvihem atij sepse gjithçka e thotë për spektakël. Ai është aty për atë punë dhe paguhet për të bërë sherr! Nëse do thoshte diçka nga vetja e tij që të më prekte do reagoja por kështu jo…”

Edhe spektakli i Këngës Magjike është mjaft i komentuar nga kengëtarët për faktin se nuk fiton më i miri por ai që ka më shumë njohje e shoqëri.

Ka shumë artistë që reagojnë kundër spektaklit.

Ermal Mamaqi ka qenë një nga ata që ka ironizuar spektaklin në fjalë. “Këngën Magjike e fiton ai që ka më shumë shoqëri. Mos këndoni më live se duket si Kënga Tragjike”.

Këngëtarja Rovena Stefa, ka ngritur një mori akuzash për festivalin ‘Kënga Magjike’ duke e quajtur natën finale si “intrigë votash”

Këngëtari i njohur Endri Prifti ka reaguar ndaj Ardit Gjebreas në lidhje me “Këngën Magjike”. Ai është shprehur se nuk duhet t’i hedhim hi syve për mënyrën e votimit pasi sipas tij kjo nuk është e drejtë. Prifti thekson më tej se si mund të jetë e barabartë gara , kur një priduksion ka 10 këngë baraz me një kengë.

“Nje gje duhet ti tregojme popullit dhe mos i hedhim hi ne sy , per menyren e vitimit . Nuk eshte e drejte dhe e barabarte . Ne na vjen shume keq edhe qe skemi mundesi te vleresojme kengetaret e rinj , sepse patjeter duhet te veme pike ne kengetaret me kariere . Si mund te jete e barabarte gara , kur nje priduksion ka 10 kenge = me nje kenge . Keta te 10 kengetaret e ketij produksioni , do i vertitin piket rreth vetes se tyre . Kam shume gjera te tjera per te thene , qe populli nga jashte nuk i di , por nuk dua te zgjatem . Ne prape do vime te kenga magjike , por asnjehere per cmimin e pare , te cilen gje tashme , mendoj se do behet edhe komlot , qe cdo vit , mund te kaloje ne 3 studio qe bejne gjith kengen magjike… . Une shpresoj se do ta gjesh nje menyre , per te qene te gjithe te barabarte .

/Përgatiti AlpeNews.al/