Nuk u mjaftua me aq, ja cfarë thotë tani Eva Murati për Luanën: Unë nuk e kam në kulturën time… – AlpeGossip
Nuk u mjaftua me aq, ja cfarë thotë tani Eva Murati për Luanën: Unë nuk e kam në kulturën time…

Nuk u mjaftua me aq, ja cfarë thotë tani Eva Murati për Luanën: Unë nuk e kam në kulturën time…

Pak ditë më parë, deklarata e Eva Muratit, ku u shpreh se Luana Vjollca nuk është tek shembujt që ajo ndjek në jetë, pushtoi portalet dhe u përfol mjaft nga fansat.

Pas deklaratës, Evës iu hodhën në sulm edhe fansat e Luanës, të cilët e kërcënonin se nëse sulmonte Luanën, do të kishte punë me ta.

Pak më parë në profilin e saj në ‘instagram’, aktorja publikoi një foto me një shkrim, në të cilin duket se sqaron të gjithë ata që sipas saj nxitën këtë debat.

Unë nuk e kam në kulturën time familjare të fyej dikë. 
Nuk dua që njerzit të më duan se “ia bera mirë” dikujt por nëse nuk e marr për shëmbull apo model edukimi dhe model profesional dikë, a quhet domosdoshmërisht ofendim? Famtirsisht për brezin tim censura është vetëm një endërr e keqe nga komunizmi, prandaj kam lirinë e të shprehurit mendimin tim!!! Ne sot kemi të drejtë ta duam këdo që mendojmë se është i favorshëm për ne dhe të kemi model e inspirim kë të duam në botë.
Fakti që mund te biesh pre e Fake News në 2018 është i trishtueshëm. Ju lutem lexuesve shkoni gjithnjë tek burimi i lajmit! 
Ps: Jam e bindur se ky post nuk do të shnderrohet ne titull portalesh meqënëse i dekonspiron ato tituj “me nxitje urrejtjeje”. – shkroi Eva duke qetësuar situatën.