A po teprohet me ndërhyrjet estetike? Kjo ishte pyetja e parë që u ngrit në rubrikën “N’trotuar” në emisionin “E Diell”, Top Channel. E ftuar në studio ishte transgjinorja Amber, e cila u shpreh se ‘mania e vajzave është që të bëhen të bukura për meshkujt”.
“Femra për mashkullin rron. Një femër bëhet e bukur që të duket bukur para një mashkulli. Pasi të kesh kohë që e ke njohur dikë, mund të dalësh edhe kokë pa krehur, por në takimin e parë nuk mund të dalësh pa make-up.
Unë kam një lloj biznesi që merrem me femra. Vijnë shumë femra të bëjnë make-up edhe për të dalë në kafe. Mund të dalësh edhe ‘ujë e sapun’ dhe me tuta për kafe. Femrat ndahen në dy lloj kategorish, që janë praktike dhe ato që e kanë problem që të dalin kokë pa krehur. Unë futem te vajzat dy metra, nuk kam nevojë të dal gjithmonë e krehur”, tha Amber, e cila shtoi se ka bërë gjoksin dhe nofullën dhe do vijojë deri në fund.
Sipas saj, është injoranci që të flasësh për operacionet që ajo ka bërë, pasi po kthehet nga mashkull në femë