ME FLOKËT MODEL TASI/ S’do ta njihni si dukej Hygerta Sako vite më parë – AlpeGossip
ME FLOKËT MODEL TASI/ S’do ta njihni si dukej Hygerta Sako vite më parë

ME FLOKËT MODEL TASI/ S’do ta njihni si dukej Hygerta Sako vite më parë

Ish-missi dhe moderatorja e njohur Hygerta Sako është një ndër figurat më të dashura të ekranit dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë së fundmi një pozë të sajën shumë të vjetër.

Ajo shfaqet 36 vite më parë, teksa ka pozuar në një lulishte me flokët e prera shkurt në model tasi dhe një fustan të qepur nga copa e tepruar e perdeve.

“1 shtator 1983. Dita e parë e klasës së parë.

Flokët sikur m’i kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet (edhe pse qendisur mjeshtërisht nga motra) dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme se kështu më tha xhaxhi fotografi.

E megjithatë edhe pse të varfër më ka marrë malli për atë fëmijërinë e pastër dhe të vërtetë”, ka shkruar Hygerta krahas fotos së saj.