Si ta kombinoni kostumin tuaj të bardhë për çdo rast? Jua tregojnë vajzat e showbizit shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Si ta kombinoni kostumin tuaj të bardhë për çdo rast? Jua tregojnë vajzat e showbizit shqiptar (FOTO)

Si ta kombinoni kostumin tuaj të bardhë për çdo rast? Jua tregojnë vajzat e showbizit shqiptar (FOTO)

Nëse është një kombinim i cili është më së shumti në modë këtë dimër-pranverë në të gjithë botën është pikërisht ai i kostumeve për vajza dhe gra. “Masculine style” (stil mashkullor) do ta quanin në vendet e tjera të botës, edhe pse teksa kemi parë se sa seksi duken vajzat me kostum vështirë se mund të quhet më stil mashkullor. Megjithatë, kombinimi i kostumit të bardhë mund të përdoret për raste të ndryshme dhe sipas mënyrës se si e kanë veshur vajzat dhe gratë e showbizit do ju tregojmë më poshtë se si të inspiroheni edhe ju.

Kida – Me kostum të bardhë por shumë sportive

Rudina Xhunga – Me kostum të bardhë klasik për të ngjarë më zonjë

Anxhelina Hadërgjonaj – Me kostum të bardhë por shuuuumë seksi

Aulona Musta – Me kostum të bardhë për të ngjarë “vajzë e mirë” dhe “vajzë e keqe” (provokuese) në të njëjtën kohë

Alketa Vejsiu – Me kostum të bardhë të përshtatur në fustan, përr cdo rast që kërkon seriozitet por edhe të biesh në sy në të njëjtën kohë.