VITI I “BIG BROTHER”/ 2021 që na mësoi të pa thënat e VIP-ave, nga tradhëtitë e deri tek problemet shëndetësore – AlpeGossip
VITI I “BIG BROTHER”/ 2021 që na mësoi të pa thënat e VIP-ave, nga tradhëtitë e deri tek problemet shëndetësore

VITI I “BIG BROTHER”/ 2021 që na mësoi të pa thënat e VIP-ave, nga tradhëtitë e deri tek problemet shëndetësore

Ky vit që po lemë pas ka qenë paksa i mbushur me surpriza dhe të pathëna që ne nuk i dinim për disa nga VIP-at e showbizit shqiptar. Ishte “Big Brother VIP” ai që na zbuloi më shumë rreth tyre, i cili “startoi” në tetor të vitit që po lemë pas.

Mësuam tradhëtitë ndaj bashkvshortëve, dhunën ndaj tyre, gjendjen e rënduar psikologjike e deri tek “tradhëtia” e Donaldid ndaj Borës.

Një detaj që bëri bujë në media ishte tradhëtia e Ilirit ndaj bashkvshortes së tij Emanuela. Balerini u shpreh gjatë një bisede me Arjolën se e ka tradhëtuar bashkëshorten e tij me një balerinë italiane.

“Çmenduri do quaja eksperiencën e fundit, që qe dhe shumë traumatike. Pati shumë sfumatura, nga e bukura te tragjikja, nga vuajtja te gëzimi. Qe pikërisht ajo që thashë më parë për punën e tradhtisë. Njoha një balerinë që ma hoqi petllën [siç] e thënë kështu… Filloi si lojë dhe luaj e luaj e luaj, u trash loja aq shumë saqë çmenduria vazhdoi për tre vjet. Flasim për një periudhë jo shumë të largët.Gjeta shumë gjëra që ndoshta kishin vite që më mungonin. Një mënyrë ndryshe. Një dinamikë ndryshe. Që nga e folura në kohë të ndryshme. Nëse ka pasur një çmenduri në jetën time mund të ketë qenë kjo, që vura në rrezik gjënë më të bukur që kam, familjen. E vura jashtëzakonisht në rrezik”, tregoi ai.

Iliri gjithashtu u shpreh se martesën e shpëtoi falë bashkëshortes.

Një tjetër ngjarje e “bujshme” ishte zgjedhja e Donaldit mes Borës dhe Beatrix, një ngjarje që shokoi gjithë shqiptarët. Sapo hyri në “Big Brother’ Donaldi pati një takim me Borën dhe mes tyre pritej një bashkim. Pas disa kohësh Donaldi i dërgon një varse për tre vjetorin e lidhjes, por pas pak ditësh ndodhi një e papritur. Donaldi zgjedh si partneren e tij Beatrixin duke hequr doë nga Bora.

Aktorja Arjola Demiri ka treguar disa episode të dhimbshme nga jeta e saj. Demiri ka treguar se ish-bashkëshorti përveç se e ka tradhëtuar, gjihthashtu e ka dhunuar fizikisht. Pas kësaj ajo u shpreh se ka rënë në depresion, madje dhe se ka ta tentuar të vrasë veten me mbidozë ilaçesh. Arjola është shprehur se ngushëllimin e ka gjetur vetëm te alkooli dhe cigarja.

’Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’, tha Arjola.

Për shkak të kësaj situatë, ajo gjithashtu tregoi se ka abortuar dy binjakë.

’Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakort por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’’, rrëfeu ajo.

Paloma ka rrëfyer dhunën e vazhdueshme nga bashkëshorti i saj – që është dhe babai i vajzës së saj.

Paloma ka treguar se është dhunuar për 8 vite me radhe për shkak të varësisë që Alandy ka pasur me alkoolin.

Më kapte kështu për të më përplasur për tokë. Më përplaste në tokë dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të ma plaste kokën në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja të lutëm hiqe thikën,”- rrëfente Paloma.

“Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën”, tregoi gazetarja.

Paloma tregoi se tashmë ai ka dy vite që ka hequr dorë nga alkooli dhe madje edhe ka marrë terapi dhe se ajo është e lumtur që ka shpëtuar familjen e saj.

Edhe pse Fifi kishte treguar shumë pak mbi gjendjen e saj psikologjike, “Big Brother VIP” na bëri të mvsojmv akoma më tepër se sa shumë vuan ajo nga ky problem. Shpesh herë Fifin e shihnim në shtëpi shumë të rënduar psikologjikisht, qante shpesh herë dhe situata u rëndua aq shumë sa sherret me banorët e tjerë nuk kishin fund. Por pas një debati të ashpër me Sarën Fifi e përjetoi shumë keq dhe në prime-n e reality showt i bie të fikët live. Gjendja e saj ishte tepër e rënduar dhe ajo mori vendimin të largohet nga shtëpia VIP.

Beniada rrëfeu se si disa vite më parë për shkak të disa dhimbjeve në gji, realizoi disa ekzaminime ku zbuloi se bëhej fjalë për një masë mishtore të cilën duhet ta operonte urgjentisht dy herë. Ajo tregoi se ekzistonte mundësia që shkaku i dhimbjeve të saj të ishte një kancer gjiri, por fatmirësisht kjo gjë nuk ndodhi.

Gjatë një bisede me Arditin, të “ngecur” në dhomën e dënimeve, Semi ka treguar sërish për jetën e dikurshme krah ish-partnerit të saj, Bojken Lakos. Këngëtarja tregon se ish-çifti ishin të martuar edhe me letra për shkak të dëshirës së saj për të jetuar jashtë vendit.

“Unë dikur vdisja të jetoja jashtë shtetit. E kisha ëndërr, kurse ime motër jo. Asaj i doli llotaria, mua jo. Tentova në fakt të ikja, kur isha me Bokun (Bojkenin), prandaj bëmë edhe letrat. U martuam për ta hedhur, për të bërë letrat që të shkonim andej, por nuk u bë. E lamë pastaj se mashtronte pak Boku, thoshte “kam qejf, kam qejf”, por s’u bë kurrë. Tani nuk dua më në fakt, tani më pëlqen jeta këtu kurse më parë doja se s’bën të ikja jashtë.”- u shpreh Semi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një tjetër surprizë në Big Brother ishte dhe lajmi për Sabianin i cili ishte bërë baba pë herë të dytë dhe publiku nuk e dinte. Në vitin 2018 ka treguar për herë të parë se është bërë baba i një djali. Publiku e mori vesh këtë lajm në surprizën që ‘Vëllai i Madh” i bëri  Sabianit duke i sjellë djalin. Alpegossip.al