I LLASTUAN PËR DITËN E LINDJES/ Ja dhuratat mijëra dollarëshe që bukuroshet shqiptare morën për 2019! – AlpeGossip
I LLASTUAN PËR DITËN E LINDJES/ Ja dhuratat mijëra dollarëshe që bukuroshet shqiptare morën për 2019!

I LLASTUAN PËR DITËN E LINDJES/ Ja dhuratat mijëra dollarëshe që bukuroshet shqiptare morën për 2019!

Këtë vit, ditëlindjet e VIP-eve tona bukuroshe ishin të mbushura me dhurata super luksoze dhe të shtrenjta që kapin shifra marramendëse. Duke filluar nga aksesorët ose veshjet e duke shkuar deri tek makinat super të shtrenjta, VIP-et tona kanë ditur si ti llastojnë për festat e ditëlindjeve.

Sigurisht që dhe bukuroshet tona nuk i kanë rezistuar tundimit që këto surpriza luksoze ti ndajnë bashkë me ne, kështuqë më poshtë Alpegossip.al ju risjell në kujtesë disa nga dhuratat më të shtrenjta që VIP-et shqiptare kanë marrë këtë vit nga njerëzit e tyre të dashur.

Adelina Tahiri

Bashkëshorti i saj biznesmen e surprizoi Adelinën këtë vit me dhurata që kapin vlerë qinra mijëra dollarë. Ai zgjodhi ti dhurojë një orë ”Rolex”, një byrzylyk dhe unazë ”Cartier” dhe si përfundim një buqetë me trëndafila të bardhë. Adelina duhe të jetë ndierë shumë e llastuar…

Tayna

Reperja Tayna e nisi ditëlindjen e saj me një dhuratë super luksoze nga menaxheri i saj Rinor Hykolli. Ai i dhuroi bukuroshes një orë luksoze ”Rolex” që kushton me të vërtet shumë.

Trejsi Sejdini

Në ditën e saj të lindjes, nga i dashuri i saj, Trejsi mori dhuratë një makinë të tipit ”Mercedes-Benz GLC 63 AMG S Coupe” që kushton plot 120 mijë euro. Duhet ta themi, ish Missi me siguri është ndjerë shumë e llastuar por fatkeqësisht, dhurata luksoze iu sekuestrua nga policia për shkak të përfshirjes të së dashurit të saj në ngjarje kriminale.

Afërdita Dreshaj

Ditëlindjen e saj këtë vit, Afërdita e nisi me një dhuratë luksoze nga e motra e saj. Jehona bukuroshe kishte zgjedhur ti dhuronte një palë shapka sandale nga marka e njohur e shtrenjtë ”Hermes”. Duhet të jesh shumë me fat që motra të mendojë kaq shumë për ty… /Alpegossip.al