QË TË MOS GRISEN/ Ja disa truke të lehta për getat e najlonit (VIDEO) – AlpeGossip
QË TË MOS GRISEN/ Ja disa truke të lehta për getat e najlonit (VIDEO)

QË TË MOS GRISEN/ Ja disa truke të lehta për getat e najlonit (VIDEO)

Çdo femër kush e di se sa herë i janë grisur tërësisht getat e çorapet e reja. Në vijim po ju japim disa truke se si t’ju rrinë çorapet e najlonit të rrëshqitshme e të mos këputet asnjë fije e vetme.

Vetëm duhet t’i ndiqni këto veprime:

Para veshjes lyeni me locion të duarve këmbët dhe shputat, në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të mos i dëmtojnë çorapet e najlonit.

Nga dora hiqni tërë stolitë, por edhe orën, në mënyrë që çorapet të mos kapen dhe të mos shqepen.

Mbështillini çorapet nga pjesa e mbathjeve në drejtim të gishtave në mënyrë që më lehtë t’i mbathni në këmbë, secilën veç e veç.

Mos u nxitoni, ngadalë vishini nga lart, në mënyrë që të mos grisen.

Me duar kaloni mbi këmbë dhe shikoni mos janë mbetur diku të çlirëta.

Para mbathjes, kontrollojeni brendësinë e këpucës a është e lëmuar.