NËSE S’I KA MOS I BLINI/ Karakteristikat që e bëjnë kremin mbrojtës shumë të efektshëm – AlpeGossip
NËSE S’I KA MOS I BLINI/ Karakteristikat që e bëjnë kremin mbrojtës shumë të efektshëm

NËSE S’I KA MOS I BLINI/ Karakteristikat që e bëjnë kremin mbrojtës shumë të efektshëm

Numri pothuajse i pakufishëm i zgjedhjeve të kremit mbrojtës mund t’ju bëj konfuz. Ndiqni këto rregulla të arta për të gjetur alternativat më të mira.

SPF e lartë: Shumica e dermatologëve rekomandojnë përdorimin e faktorit të mbrojtjes së diellit të paktën 30. “Në përgjithësi, sasia e mbrojtjes që shkon nga SPF 30 në 50 është rreth 3% më e efektshme” thotë dermatologu James Lewis. Shumica e njerëzve nuk janë të kujdesshëm kur aplikojnë kremin mbrojtës, kështu që është më mirë të përdorin një SPF të lartë. Çdo SPF më pak se 30 nuk mund të përballojë nivelin e mbrojtjes së diellit që ju nevojitet.

Zgjidhni formulën e duhur: “Kremrat vijnë në një shumëllojshmëri formulash – krem, xhel, esencë – prandaj zgjidhni një që bën për ju”, thotë Dr. Shah. “Për shembull, kremi në formë xheli është i shkëlqyer për lëkurë me yndyrë ose zona me qime, ndërsa kremrat e tjerë janë më të mirë për lëkurën e thatë.” Disa mbrojtës ndihen sikur ju ngjisin dhe krijojnë një shtresë në lëkurën tuaj dhe nuk do të jenë shumë të rehatshme për përditshmërinë.

Kujdes me orarin: Dielli mund të ndikojë në lëkurën tuaj edhe nëse nuk ndriçon shumë apo jeni në makinë dhe mendoni se nuk ju prek. “Aplikoni para se të dilni në diell dhe mbajeni me vete për ta riaplikuar shpesh, çdo një deri në dy orë, veçanërisht nëse djersiteni apo do të ikni në plazh.

“Hunda, veshët dhe buzët janë shumë të rëndësishme për tu mbrojtur por shpesh harrohen,” thotë Adarsh Vijay Mudgil, një dermatolog. Ju mund të përdorni të njëjtin krem për fytyrën, veshët dhe hundën tuaj. Vetëm sigurohuni që të përdorni më shpesh në fytyrë. Për buzët gjithashtu mund të përdorni një zbutës me faktor mbrojtës.