Lori poston foton nga pushimet, por diçka na bëri vërtetë habi! Çfarë ka dashur të thotë vallë? (FOTO) – AlpeGossip
Lori poston foton nga pushimet, por diçka na bëri vërtetë habi! Çfarë ka dashur të thotë vallë? (FOTO)

Lori poston foton nga pushimet, por diçka na bëri vërtetë habi! Çfarë ka dashur të thotë vallë? (FOTO)

Mesa duket pushimet e Lori Hoxhës nuk do të mbarojnë kurrë. Së fundmi ajo po shijon disa ditë perfekte në vende ekzotike, padyshim këto ditë të paharrueshme duhen shoqëruar edhe më foto në rrjetet sociale.

Ditën e sotme Lori ka postuar një foto në Instagram, ku faktikisht ajo që ka habitur kësaj radhe është përshkrimi që ajo i ka bërë fotos.

“Vite më parë kur po kthehesha nga Evropa Perëndimore, ndodhesha jashtë Barcelonës duke ecur rreth malit Tibidabo. Kur isha në fund të këtij rrugëtimi u gjenda përballë një liqeni shumë të izoluar me pemë mjaft të larta rreth e përqark”, ka shkruar Lori. Ndoshta nuk ju kujtohet, por është një pjesë e një tregimi të një nga skemat më të gazmore të serialit “Friends”.

Lori ka kujtuar në këtë mënyrë personazhin Tribiani, i cili, në këtë tregim, dëshironte që që vajzat me të cilat dilte të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Veçse na risolli në vëmendje serialin e famshëm dhe batutat e tij, nuk e dimë se çfarë ka pasur në mendje, apo se çfarë ka dashur të thotë Lori me këto rreshta.