“ËSHTË BËRË DRAMË…”/ Tea: Ka kauza më të rëndësishme sesa dashuria jonë (VIDEO) – AlpeGossip
“ËSHTË BËRË DRAMË…”/ Tea: Ka kauza më të rëndësishme sesa dashuria jonë (VIDEO)

“ËSHTË BËRË DRAMË…”/ Tea: Ka kauza më të rëndësishme sesa dashuria jonë (VIDEO)

Nëse një pjesë prej jush mendon se teksa Shqipëria ka probleme shumë më madhore që kërkojnë vëmendje publike, sesa lidhja e fshehtë Beart-Tea dhe ajo e stisur mes kësaj të fundit dhe Andit, dijeni se vetë Tea ndan të njëjtin mendim. Në një intervistë për mikrofonin e Prive, teksa shprehet se janë shumë të lumtur, Trifoni deklaron:

“Na ka marrë kohë zyrtarizimi i lidhjes për shkak të njohjes së njëri-tjetrit, nuk kemi shumë që njihemi. Është bërë drama më e madhe dhe pa lidhje mendoj unë, ka kauza shumë të rëndësishme për momentin që duhen diskutuar, sesa dashuria ime dhe e Beartit. Po mundohemi ta anashkalojmë këtë vëmendje”.

A i pengojnë shkrimet e mediave?

“Mediat duan klikime, kështu që është puna e tyre se çfarë shkruajnë”, shprehet Tea, teksa shton se është mbyllur gjithçka me produksionin.

Lidhur me skandalin në fjalë, Tea ngriti akuza të forta për autoren e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti. Ajo tha se Olsa ka qenë që nga fillimi në dijeni për gjithçka dhe se e ka ditur që Vitin e Ri ajo e festoi në Kosovë me familjen e Beartit e jo me Andin siç u tha për publikun. Gjithashtu Tea shtoi se asaj dhe Andit i kanë kërkuar të bënin bashkë foto për Vitin e Ri, por ata nuk i bënë kurrë.