I THA “JE SI BALENË”/ Fifi i kthehet live në emision Ana Likës – AlpeGossip
I THA “JE SI BALENË”/ Fifi i kthehet live në emision Ana Likës

I THA “JE SI BALENË”/ Fifi i kthehet live në emision Ana Likës

Muajin e kaluar bëri bujë deklarata e Ana Likës ndaj Fifit për të cilën shpërtheu në ofendime duke e quajtur balenë dhe fuçi uthulle.

“Është si balenë si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që ti humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike”, tha Ana ndër të tjera.

E ftuar sot në emisionin “Trokit’, Fifi ka folur për herë të parë lidhur me këtë deklaratë duke u shprehur se nuk e di pse Ana e dha atë deklaratë dhe se ajo personalisht nuk ka asgjë me aktoren.

“Unë me Anën i kemi lëshuar flamurat e bardhë. Nuk e di ça ndodhi. Duhet pyetur Ana. Unë s’kam asgjë me të. Nuk e prisja por gjithsesi ajo është gocë garipe”, tha Fifi.