“UNË I HODHA NJË BATANIJE…”/ Donaldi tregon ku e ka takuar për herë të parë Beatrix: Nuk qeshi me batutat e mia – AlpeGossip
“UNË I HODHA NJË BATANIJE…”/ Donaldi tregon ku e ka takuar për herë të parë Beatrix: Nuk qeshi me batutat e mia

“UNË I HODHA NJË BATANIJE…”/ Donaldi tregon ku e ka takuar për herë të parë Beatrix: Nuk qeshi me batutat e mia

Donald Veshaj ka rrëfyer së fundmi një episod me Beatrix Ramosajn, para se ata të bëheshin pjesë e “Big Brother VIP”. Aktori i humorit është shprehur se e ka parë në verë këngëtaren.

Madje ai ka treguar se si Beatrix ka qenë e vetmja që nuk ka qeshur me një batutë të bërë nga ai.

“Në qershor isha diku ku kishte shumë salla montazhi dhe Trixa ishte diku aty. e njihja kush ishte por nuk ishim përshëndetur ose nuk kishim marrëdhënie shoqërore. Ishte me disa të tjerë para kompjuterit dhe unë jam futur për të marrë çakmakun dhe bëj një batutë si ato të miat. Dhe Trixa ishte e vetmja që nuk e ktheu kokën. Jam fut te Instagrami i saj dhe e kam parë. Ajo nuk e di këtë”, tregoi Donaldi.

“Unë i hodha një batanije...”/ Donaldi tregon ku e ka

Ndërsa sa i përket lidhjes brenda shtëpisë, Donaldi tha se pa që Beatrix është shumë e përkushtuar dhe se atij i mungonte përkushtimi.

“Kur erdhi këtu më pëlqeu se është shumë vajzë e bukur. Më dukej sikur të dy ishim dy PiterPan-a. Ajo çohej, kërcente, këndonte rreth e rreth gjithë kohës, thoja “Uu sa energjike”. Më ka bërë përshtypje historia që ajo ka treguar për një lidhje që ajo ka patur, kuptova dhe për karakterin e vetë. Doja ta kisha atë gjënë sepse e di që është njeri e përkushtuar. Te dhoma e dënimit kur kemi qenë të gjithë bashkë dhe kjo kishte ftohtë. Unë i hodha një batanije dhe sikur e përqafova pak. Dhe te ai përqafimi ndjeva një si kshu, ndjenjë limoni thash “Ta shtrydh një herë”. Aty nisi pëlqimi”, ka zbuluar Donaldi.