Këngëtari Stresi përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, ka uruar vitin 2019.
Në urimin e tij, reperi ka përmendur sfidat, në të cilat ka kaluar gjatë vitit që e kemi lënë pas, por thotë se nuk do të dorëzohet.
‘Uroj që kohët e mira te së tashmës të mbesin kujtime të arta të së nesërmes. Ju dëshiroj shumë dashuri, gëzime dhe lumturi. Një vit i ri i mbushur me shpresë.
U përballa dhe do përballem me shum sfida në jetë, por nuk do dorzohem sepse maja e malit do kohë ti ngjitesh dhe të shijosh pamjen,nuk do rri ne shpat.
Urime viti i ri
2019-tës #StresiStresinjo #happynewyear’, ka shkruar ai.