Humbja e kontrollit të duarve apo këmbëve është një ndjesi e bezdisshme që shkaktohet nga presioni i përkohshëm mbi nerva dhe normalizohet sapo ky presion shpëndahet nga zona në fjalë. Shoqëruar nga një pickim i lehtë kjo gjendje njihet ndryshe si Paresthesia. Shpeshherë Paresthesia mund të jetë shenjë e një problemi aspak të parëndësishëm.
Simptomat e zakonshme:
Ndjesi shpimi (si me gjilpërë apo kunjë)
“Rënia në gjumë” e një gjymtyre të caktuar
Mpirje
Nxehje ose ftohje e lëkurës
Kruajtje
Disa arsye që fshihen pas therjes së gjymtyrëve:
Mungesë vitamine: Kryesisht bëhet fjalë për nivele të ulëta të vitaminave B, B1, B6, B12, D dhe E.
Infeksion: Herpesi apo HIV/AIDS- i mund t’ju shkaktojnë therje ose ndryshim të temperaturës së lëkurës, herë pas here.
Lëndim: Qoftë një ngjeshje nervash gjatë një aksidenti apo ngritje peshash ose zhvendosje e kockave apo rruazave kurrizore.
Të tjera:
Alkooli– shkaktim i një gjendjeje të quajtur neuropati alkoolike (dëmtim nervash)
Trajtimi mjekësor ose toksinat– kimioterapia, disa antibiotikë, plumbi, arseniku ose mërkuri ndikojnë në funksionimin e nervave
Sëmundje si ato të mëlçisë, gjakut, hormoneve; po kështu edhe diabeti
Kush preket nga paresthesia?
1.Gratë pasi kanë kanale më të ngushta nervore
2. Personat të cilët kanë probleme me tiroidet
3. Stil jetese aspak aktiv- obezitet
Parandalimi:
1. Ushtrohuni çdo ditë që të keni një qëndrim të mirë
2. Shmangni lëndimet apo sfrocimet e tepërta në palestër
3. Përpiquni të lëvizni sa më shumnë
4. Mjekohuni- i detyrueshëm nje kontroll mjekësor