Bieta Sulo konfirmon veten si prezantuese e “Pasdite në Top Channel”: Kam keqardhje për… – AlpeGossip
Bieta Sulo konfirmon veten si prezantuese e “Pasdite në Top Channel”: Kam keqardhje për…

Bieta Sulo konfirmon veten si prezantuese e “Pasdite në Top Channel”: Kam keqardhje për…

Pak javë më parë në media qarkulloi lajmi se Bieta Sulo do të ishte moderatorja e re ‘Pasdite në Top-Channel’. Me një eksperiencë të gjatë televizive, ky format do të ishte i duhuri për të. Megjithatë Bieta nuk preferoi t’i pranonte thashethemet dhe as t’i mohonte duke thënë për ‘revistawho.com’ se tregu është i hapur. Gjithsesi në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Tirana Post’ duket se Bieta e ka konfirmuar këtë lajm. Ajo ka folur gjerë e gjatë për marrëdhënien e saj me djalin, kohën që kalon me Kroi Art dhe a e ndjen mungesën e tij nga puna në televizion.

Kur është pyetur si e pret rikthimin në punë me “Pasditen” e re, Bieta është përgjigjur: “E vërteta është që një emision i përditshëm është jashtëzakonisht impenjues. Patjetër që e kam keqardhjen për orarin e shkurtuar me njeri-tjetrin, por po e mendoj si një pavarësi të nevojshme edhe të Kroit prej meje. Kohë që do të kalohet me fëmijë, me më tepër zbavitje dhe që gjithsesi 1 orë e gjysmë do të mund të çmallet me mamën duke e parë në televizor”. Kjo do të thotë se në shtator Bietën do ta shikojmë nën moderimin e ‘Pasdite në Top Channel’