NUK I KONSUMONI DOT? Ja përfitimet shëndetësore të patëllxhanëve – AlpeGossip
NUK I KONSUMONI DOT? Ja përfitimet shëndetësore të patëllxhanëve

NUK I KONSUMONI DOT? Ja përfitimet shëndetësore të patëllxhanëve

Patëllxhanët, një nga pak perimet e purpurta që gjeni në treg kanë shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i dinit.

Një filxhan me patëllxhan  të prera në kuba siguron vetëm 20 kalori, por ofron disa lëndë ushqyese të rëndësishme. Antocianinat, pigmentet që i japin patëllxhanëve ngjyrën e tyre të purpurt, kanë veti antioksiduese të lidhura me anti-inflamacionin dhe mbrojtjen nga mbipesha. Një tjetër, i quajtur nasunin, është veçanërisht i mirë në largimin e radikalëve të lira dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet që mund të çojnë në plakjen e parakohshme dhe sëmundje. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për trurin, duke e bërë patëllxhanin një ushqim të rëndësishëm për mbrojtjen nga sëmundjet neurodegjeneruese, siç është Alzheimer.

Acidi klorogjenik që gjendet tek patëllxhanët mbron imunitetin përmes aktiviteteve të tij antimikrobike dhe antivirale. Dhe një filxhan me patëllxhan gjithashtu siguron rreth 10% të objektivit ditor me mangan, një mineral që ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe mbron shëndetin e lëkurës dhe kockave. Gjithashtu ky perim ju furnizon me sasi të vogla të acidit folik, vitaminave të tjera B, kaliumit, vitaminave C dhe K.

Përfitimet e patëllxhanëve

Përveç antioksidantëv dhe  ushqyesve që patëllxhanët sigurojnë atom und të ofrojnë edhe mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës. Antocianinat  që gjenden tek patëllxhani kanë treguar se  ndihmojnë në uljen e ngurtësisë së arterieve dhe presionit qendror të gjakut tek gratë. Presioni qendror i gjakut, presioni në aortë, i cili dërgon gjakun nga zemra në trup, është një masë parashikuese e sëmundjes së zemrës dhe goditjes në tru. Antocianinat gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit “të keq” LDL, një pararendës i forcimit të arterieve, i cili mund të çojë ose në sulm në zemër ose në goditje në tru.

Karbohidratet tek  patëllxhani

Patëllxhani është një perime që nuk përmban shumë karbohidrate. Një filxhan me patëllxhan të grirë përmban vetëm 5 gramë karbohidrate. Përveçse përmirëson shëndetin e tretjes dhe të zorrëve, patëllxhani ndihmon edhe në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe insulinës, dhe ndihmon në humbjen e peshës duke rritur ndjesinë e ngopjes.

Mënyrat se si mund të shijoni  patëllxhanët

Kur gatuani patëllxhan, përpiquni të përfshini edhe lëkurën, e cila është plotësisht e ngrënshme, sa më shpesh të jetë e mundur, pasi ajo përmban shumë nga lëndët ushqyese të dobishme. Mund të skuqni shpejt patëllxhanët duke i prerë në kuba në një tigan me vaj ulliri ekstra të virgjër, hudhra, kripë deti dhe piper të zi.

Mund t’I konsumoni si një pjatë dytësore, t’I shtoni në sallata ose t;I shoqëroni me spageti apo borzilok të freskët.

Duke i prerë në feta mund t’I gatuani edhe në skarë apo mund t’i kombinoni me përbërës të tjerë si arrat. Bëhuni krijues dhe patëllxhanin mund ta shijoni duke e gatuar në shumë lloje të ndryshme.