KA MUNGUAR NË EKRAN/ Olta Gixhari na tregon se ku do e shohim sërisht – AlpeGossip
KA MUNGUAR NË EKRAN/ Olta Gixhari na tregon se ku do e shohim sërisht

KA MUNGUAR NË EKRAN/ Olta Gixhari na tregon se ku do e shohim sërisht

Olta Gixhari është një ndër personazhet më të dashur për publikun. Kjo falë roleve të saj mjaft të arrira në produksione kinematografike, por po ashtu edhe falë natyrës së çiltër. Prej kohësh i ka munguar ekranit, por Olta sapo ka bërë një lajmërim.

Shumë shpejt bukuroshen do e shohim në disa projekte të reja. Vetë Olta ka lajmëruar se do të jetë pjesë e dy filmave me metrazh të gjatë. Këtë aktorja e bëri të ditur përmes një instastory, pasi ishte pyetur nga fansat.

“Ke ndonjë projekt kinematografik,”-ka qenë pyetja e fansit, së cilës Olta i është përgjigjur me po duke shkruar:“-Kam realizuar dy filma me metrazh të gjatë, të cilët mezi pres të shfaqen në kinema.” Shumë shpejt Olta do të na njohë me këto prurje të reja, tek të cilat me siguri ka shkëlqyer.