E DINIT? Këto janë tre shenjat e horoskopit që thuhet se puthin më mirë – AlpeGossip
E DINIT? Këto janë tre shenjat e horoskopit që thuhet se puthin më mirë

E DINIT? Këto janë tre shenjat e horoskopit që thuhet se puthin më mirë

Astrologjia shpesh duket se na përcakton si karakter dhe ekspertët mendojnë se ajo vendos edhe mënyrën sesi ju puthni. Të gjitha shenjat kanë cilësitë e tyre sesi puthin, por më poshtë janë renditur tre vendet e para që kryesojnë: Akrepi, Demi dhe Dashi.

Dashi

Një Dash di si t’i shijojë momentet intime në çift. Si shenjë zjarri, njerëzit që i përkasin kësaj shenje, duan të guxojnë për të arritur kënaqësi në jetën e tyre seksuale. Sipas ekspertëve, renditen si një ndër shenjat që puthin më mirë.

Demi

Si shenjë e tokës, njihen si më sensualët. Ata janë të mirë në shtrat dhe duan t’i shijojnë gjërat sa më shumë. Një Dem nuk bën asgjë nëse nuk e ndjen vërtetë.

Akrepi

Njihet si shenja më pasionante e horoskopit. Jeta seksuale ka shumë rëndësi për ta. Mesa duket edhe puthin më mirë nga shenjat e tjera. Detajet kanë rëndësi për ta, kur bëhet fjalë për jetën seksuale. Natyra e tyre përshtatet mirë me dikë që di si të ndezë pasionin me anë të puthjes.