Ndërsa prej vitesh është autor dhe moderator i emisionit të tij, fillimet e Ermal Mamaqit në televizion ishin si aktor humori te “Portokallia”. Dhe ashtu siç u njoftua një ditë më parë, ai u shfaq sot në skenën e programit të humorit.
Ermali u shfaq në rolin e Xhimit, me trupin e mbushur me tatuazhe, me veshjen sportive, me vetullat e bashkuara dhe me mustaqe.
Me këtë imazh e kemi parë vite më parë në rolin e “të fortit” në grupin “The SHBLSH”.
Ndërsa Ermali u shpreh se e kishte marrë malli, arsyeja që u rikthye në “Portokalli” duket se ishte filmi i tij.
Si një marketing i fshehur në fund të skeçit, Ermali përmend filmin “2 gisht mjaltë”, ndërsa dikush i kërkon në telefon dy bileta.
Kujtojmë se projekti do të prezantohet në kinema më 28 mars, ndërsa pjesë e tij është dhe këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata.










![E mbani mend Mimozën e “Big Brother”? Nuk do e besoni si është shndërruar: Një alla KARDASHIAN [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/mimoszabbb-400x224.jpg)


