Koha e relaksit është edhe pak kohë thashethemesh. Këtë herë, këtë fat e kanë pasur tri nga vajzat e “Love Story”; Arjana, Suela dhe Enxhëll, të cilat janë komentuar këtë javë nga shumica e vajzave konkurrente, por edhe janë akuzuar për natyrën e tyre dhe “personalitetin e dyfishtë”.
Të tria vajzat janë vënë në shenjestër nga vajzat e tjera, por ato kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story” gjithçka që nuk mundën t’ua thonin “kundërshtareve” të tyre në sy apo në program mbrëmjen e së hënës.
Arjana, Suela dhe Enxhëll janë takuar bashkë në një qendër estetike, ku kanë bërë edhe disa trajtime dhe kanë komentuar të gjithë situatën e krijuar nga debatet e ditëve të fundit.
Gjatë bisedës nuk kanë mbetur pa u komentuar binjaket Albana dhe Silvana, Kejda, Flavia, Xhesi, por edhe Meri – disa prej emrave më të përmendur të spektaklit, me të cilat vajzat kanë pasur edhe replika gjatë programit dhe pas tij.
Të tria nuk kanë nguruar edhe të imitojnë Albanën dhe Silvanën për italishten e tyre. Arjana, madje, tha ndër të tjera se vajzat e tjera duan që t’i përçajnë, por këtë nuk kanë për arritur, sepse ato do të pranojnë çdo zgjedhje të Saimirit: “Vajzat atje mundohen të na përçajnë….” – tha ajo.
“Të zuri ty çaji?! Si s’ka pak alkool, se unë dua alkool, se kështu më kanë thënë njerëzit, që kjo është pijanece e keqe… Kjo vetëm do të pijë”, – ironizoi Suela duke komentuar më tej edhe takimin e saj javën e kaluar me Saimirin, i cili i bëri jo pak xheloze vajzat e tjera.
“S’keni parë gjë akoma. Përveç shots-ave, do pi me shishe tani. Dhe atë pjesën e mesazhit, që çfarë thonë në intervistë, pastaj thonë që shife se nuk është ashtu siç duket në të vërtetë. Mos e merr për keq Suela, Enxhëll…”
Enxëll, nga ana tjetër, u komentua nga disa vajza si ‘thëngjill i mbuluar’, ‘ndryshe shtiret e ndryshe bën’, por ajo tha që nuk ka arritur t’i kuptojë dot këto komente:
“… Ato janë bërë së bashku, si binjaket, si Flavia, përgatitën një skenar që të më vërsuleshin mua kundër. Kisha një merak për Flavian aman, se mos harronte skenarin.
Sinqerisht, këto fjalët thëngjill i mbuluar, jo realiste, ca fjalë që nuk i kisha dëgjuar kurrë në jetë dhe shyqyr që erdha në “Love Story”, po i dëgjoj nga Kejda, nga Albana… Silvana, se ua kam harruar dhe emrat…”