“UDHËTOJMË BASHKË…”/ Pas ndarjes së bujshme Loredana ribashkohet me Mozzik: E kuptojmë njëri-tjetrin – AlpeGossip
“UDHËTOJMË BASHKË…”/ Pas ndarjes së bujshme Loredana ribashkohet me Mozzik: E kuptojmë njëri-tjetrin

“UDHËTOJMË BASHKË…”/ Pas ndarjes së bujshme Loredana ribashkohet me Mozzik: E kuptojmë njëri-tjetrin

Në dokumentarin për jetën e Loredanës u shfaq edhe Mozzik, i cili i befasoi të gjithë fansat me deklaratat e tij. Ai u shpreh se ndarjen me Loredanën e shtynë më shumë mediat dhe se fakti që ajo është ndryshe nga femrat e tejra e bëri që të binte në dashuri me të. Këto fjalë kaq të bukura dhe disa pjesë shumë të veçanta në dokumentar i bënë fansat të besonin se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Mirëpo çfarë ka për të thënë Loredana në lidhje me këtë gjë?

E ftuar së fubdmi në një emision në Gjermani ajo është pyetur drejtpërdrejtë nëse është sërish në lidhje me Mozzik. Reperja u shpreh se kjo nuk ka shumë rëndësi, por ata janë gjatë gjithë kohës bashkë.

“Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, është shprehur reperja e vënë në siklet dhe duke qeshur në të njëjtën kohë.

https://www.instagram.com/p/CIq2l3VFEtq/?utm_source=ig_web_copy_link

Pavarësisht se ajo nuk e ka konfirmuar ribashkimin, fjalët e saj dhe mënyra se si flet tregojnë shumë. Ndërkohë kujtojmë se së fundmi Loredana ka publikuar të plotë albumin “Medusa”, i cili tregon gjithçka që i ka ndodhur kohët e fundit në jetën e saj.