NUK DI TË NDALET/ Tayna së shpejti në një bashkëpunim me Flor Mumajesin (VIDEO) – AlpeGossip
NUK DI TË NDALET/ Tayna së shpejti në një bashkëpunim me Flor Mumajesin (VIDEO)

NUK DI TË NDALET/ Tayna së shpejti në një bashkëpunim me Flor Mumajesin (VIDEO)

Ky vit ka qenë një nga më të suksesshmit për Taynën, për sa i përket aspektit profesional. Ajo ka publikuar disa hite dhe për asnjë moment nuk është ndalur. Dhe nëse mendoni se i keni parë të gjitha nga Tayna, gaboheni!

Reperja e njohur është gati të ktehjë në muzikë një nga artistët më të preferuar të pulikut shqiptar, Flori Mumajesin. Shumë shpejt Tayna do të vijë në bashkëpunim me Florin dhe kënga duket se është gati e tani kanë mbetur vetëm xhirimet e videoklipit. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë menaxheri i Tayna-s, Rinor Hykolli për Prive.

Ndërkohë së fundmi në rrjet ka nisur të qarkullojë një duet mes Taynës dhe Mozzik, që pritet të publikohet së shpejti. Kënga ka dalë nga studioja para kohe dhe tani ka mbetur vetëm që dy reperët ta nxjerrin zyrtarisht. Nga videoja e publikuar në rrjete sociale duket se ajo titullohet “Pram” dhe tani fansat po presin me padurim t’i shohin sërish bashkë në një videoklip bashkë Taynën dhe Mozzik.

 

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/Mozzik-ft-Tayna-Pram-1.mp4?_=1