“SA SHPEJT KALUAN 6 VITE…”/ Bora Zamani uron me fjalë të bukura djalin në ditën e lindjes (FOTOT) – AlpeGossip
“SA SHPEJT KALUAN 6 VITE…”/ Bora Zamani uron me fjalë të bukura djalin në ditën e lindjes (FOTOT)

“SA SHPEJT KALUAN 6 VITE…”/ Bora Zamani uron me fjalë të bukura djalin në ditën e lindjes (FOTOT)

Për Bora Zemanin ai është dielli vetë!

E si mund të ishte ndryshe në fakt, kur bëhet fjalë për djalin e saj Arborin, e kur të gjithë e dimë se dashuria e nënës për fëmijën është e pakushtëzuar.

Në fakt Bora nuk ngurron të ndajë herë pas here me publikun, momentet e bukura që ajo kalon me djalin e saj, i cili na ka “rrëmbyer” zemrat me ëmbëlsinë dhe zgjuarsinë e tij.

Ditën e sotme i vogli feston ditëlindjen dhe bën 6 vjeç. Dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim publik nga mami Bora.

Moderatorja ka ndarë në Instagram disa foto mjaft të bukura, ku shkruan se dita e lindjes së tij është edhe dita më e bukur në jetën e saj.

Sa shpejt kaluan 6 vite nga dita me e bukur e jetes sime. Kur njoha krijesen me te embel, me te dashur… mrekulline time!
Edhe 100 vite te bukura Arbor, rrezja qe ngroh shpirtin tim!
#arbordashuria