“BIG BROTHER VIP”/ Miss Universe Kosova do të jetë pjesë e shtëpiës? – AlpeGossip
“BIG BROTHER VIP”/ Miss Universe Kosova do të jetë pjesë e shtëpiës?

“BIG BROTHER VIP”/ Miss Universe Kosova do të jetë pjesë e shtëpiës?

Lart e poshtë ende vazhdojnë të diskutohen emrat prezentë në “Big Brother VIP” dhe emrat e rinj që do t’i shtohen formatit këtë sezon.

Burime për “Prive” kanë treguar se një ndër personazhet që është ftuar për të marrë pjesë në emision ka qenë Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli.

Mirëpo pavarësisht dëshirës për t’u bërë pjesë, Blerta e kishte të pamundur të ishte në “Big Brother VIP” për shkak të angazhimeve me punën e saj.

Momentalisht, ajo po qëndron në Shtetet e Bashkuara pasi ka nënshkruar një kontratë pune në Miami.

Me siguri pjesëmarrja e bukuroshes do të tërhiqte vëmendje të madhe tek publiku shqiptar.

Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë. Blerta mund të jetë në të ardhmen pjesë e këtij formati.

Po ashtu, në “Big Brother VIP” këtë vit janë pjesëmarrës dy shqiptarë të Kosovës, Fifi dhe Graniti, mes të cilëve duket se po lind një histori dashurie.

Dyshja komentohen prej ditësh se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se thjesht miqësi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Fifi ka diskutuar me disa nga banorët e shtëpisë për raportin me Granitin dhe mënyrën si mund ta shohin anëtarët e familjes së saj këtë dyshe.

“Në rregull, por edhe unë e kam një babë e një nënë që munden me ardh e me më nxjerrë jashtë. Ata e kanë problem këtë pjesë. S’do ta kenë problem nëse unë do të pëlqej dikënd. Unë skena nuk do të bëj, kjo është e padiskutueshme.

Për këtë refuzoj që të bëj jakuzzi, me u la në dysh me të, refuzoj që të futem edhe në pishina. Jo për ato, e kam komplekas timin. Janë shumë gjëra, nuk është se unë u çova një ditë të bukur dhe nënën e babën e kam liberal unë”, është shprehur Fifi në bisedë me Ilirin dhe Palomën.