NË PRITJE TË ËMBËL/ Sarës do i mungojë diçka nga shtatzënia dhe është epike (FOTO) – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Sarës do i mungojë diçka nga shtatzënia dhe është epike (FOTO)

NË PRITJE TË ËMBËL/ Sarës do i mungojë diçka nga shtatzënia dhe është epike (FOTO)

Së shpejti Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti janë në pritje të një vajze dhe po e presin me plot emocion ditën kur do ta marrin në krahë.

Partnerja e Ledrit, Sara gjatë kësaj kohe ka qenë aktive me postime në rrjete sociale dhe së fundmi ka postuar në Instagram një moment epik.

Ajo shihet duke ngrënë mirëpo pjatën e mban mbi barkun e rrumbullakosur. “Ja një nga gjërat që do më mungojë pas shtatzënisë”, shkruan Sara me humor.

Pak ditë më parë Sara dhe Ledri festuan  për pritjen e ëmbël në një ‘baby shower’, ku te ftuar ishin edhe shume personazhe te njohur.