Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun.
Kohëve të fundit kantautori ka filluar të jetë goxha aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë kujton hitet e tij ndër vite demo të papublikuara më parë apo bën disa deklarata të cilat nuk dihet se kujt ia dedikon dhe këto të fundit kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Diten e sotme, Flori ka publikuar në InstaStory e cila i dedikohet dikuj por e ka këshilluar që të mos i marrë gjërat shumë personale.
“Mos e merr personale, jo cdo postim i imi lidhet me ty…”- shkruan këngëtari.
Kujtomë se Flori Mumajesi është ‘dorëzuar’ vitin që lamë pas, duke publikuar për herë të parë një foto në natën e ndërrimit të viteve me moderatoren Liberta Spaliu.
“Pak tinza, amo pa kushte. Liberta Spahiu e kuqe”, shkruante Flori në postimin e tij. Kaq mjaftoi për të konfirmuar atë që prej vitesh të gjithë dinin, lidhjen e çiftit. Nga ana tjetër, Liberta postoi një foto pranë bredhit të Vitit të Ri.
“Më falni se pak jemi vonuar! Me foto te bredhi! Pushime të mbara”, shkruan moderatorja. Duket se u duhej ky fundvit që dyshja të publikonte fotot e tyre, vetëm se këtë herë si çift. Natyrisht që mes tyre nuk ka pasur puthje, por këto postime kanë mjaftuar për të zbuluar gjithçka.
Historia e Liberta me Flor Mumajesin ka mbajtur mbërthyer publikun për të mësuar detaje të reja. Megjithëse të dy protagonistët nuk e kanë pranuar kurrë, miqtë e tyre të afërt ia kanë zbuluar tashmë sekretin. Dyshja prej vitesh ka pasur një raport të komplikuar, duke e kaluar shpesh këtë lidhje në pauzë për t’u ribashkuar pak kohë më parë.