U INFEKTUA ME COVID-19 PAK DITË MË PARË/ Genc Prelvukaj përfundon në spital. Eni Koçi: Do ta kalojmë… – AlpeGossip
U INFEKTUA ME COVID-19 PAK DITË MË PARË/ Genc Prelvukaj përfundon në spital. Eni Koçi: Do ta kalojmë…

U INFEKTUA ME COVID-19 PAK DITË MË PARË/ Genc Prelvukaj përfundon në spital. Eni Koçi: Do ta kalojmë…

Vetëm pak ditë më parë, këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj zbuloi se ishte infektuar me Covid-19. Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të vetës, krahas së cilës shkruante se ishte treguar shumë i kujdesshëm ndaj virusit, por nuk kishte mundur t’i shpëtonte infektimit. Por, gjendje e tij mesa duket është përkeqësuar, pasi i është dashur që të shtrohet në spital.

Lajmin e ka ndarë me të gjithë partnerja e tij, Eni Koçi, e cila publikoi në Instastory një video, në të cilën shfaqej dora e Gencit me serum. “Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë këtë”, shkroi këngëtarja krahas videos.
Nga ana tjetër, Eni zbuloi se e kishte kaluar Covid-19 rreth tre muaj më parë, pa shqetësime serioze