Koreografi Albi Nako është një nga personazhet më të komentuar në media. Deklaratat e tij tërheqin gjithnjë vëmendjen dhe jeta e tij private vazhdon të jetë shumë e komentuar.
Albi është aktiv në rrjete sociale ku ditën e sotme ka postuar një foto me të ëmën dhe i ka bërë një dedikim shumë të veçantë.
“Gjerdani më i çmuar që do kesh rreth qafës janë krahët e nënës tënde”, është dedikimi i Albi për nënën e cila shfaqet duke e përqafuar.