“MË DRITHËRONTE”/ Frederik Ndoci flet për puthjen me aktoren e njohur (FOTO) – AlpeGossip
“MË DRITHËRONTE”/ Frederik Ndoci flet për puthjen me aktoren e njohur (FOTO)

“MË DRITHËRONTE”/ Frederik Ndoci flet për puthjen me aktoren e njohur (FOTO)

Aktori dhe këngëtari i njohur, Frederik Ndoci ka treguar se në filmin “Edhe kështu edhe ashtu”, është puthur me aktoren Sesilia Plasarin, mirëpo ky moment është hequr nga xhirimet.

“Skenari e kishte një puthje mes meje dhe partneres. Dhe që do ishte, me sa di unë, e para puthje pa truk kineast, por origjinale në kinematografi. Bëmë nja 5-6 muaj prova “me sikur” (në gjuhën e artit dramatik) me Sesilian, që ishte mjaft vajzë mendjehapur për kohën. Unë për vete fillova të ndjej sinqerisht diçka që më drithëronte, te, por nga që isha i martuar me ish-njëshin, me urdhër partie, nuk kisha shumë guxim të mos çaja kokën nga pasojat që do me sillte partia nëse do guxoja…

Mua, të them të drejtën, me shijoi shumë që në provën e parë, por që na u desh ta përsërisnim pothuajse aq shumë sa nuk mbaj mend sa kohë na mbeste bosh pa e përsëritur. Hahah…ngaqë emocionet aktoriale shpesh përzihen me ato fiziologjike instinktore të qenies njerëzore.

Më këtë pyetje mund të zgjatem pafundësisht sepse më pëlqen shumë, por që vetëm në mënyrë emocionale për vitet që përjetuam ato muaj në sheshxhirim, ku jeta ime ndryshoi përgjithmonë në karakterin artistik të vetëndjerit si artist shumëdimensional.

Ndoshta ishte pikërisht defekti që e puthura në fund ishte aq e ndjerë dhe e realizuar mjeshtërisht dhe ekzaltisht, sa kur kaseta u pa nga bllokmenët, u vendos të mos ishte, sepse mjaftonte puthja afër pianos në skenë.

E vërteta është se ngaqë nuk kisha aq përvojë sa të shtiresha se po luaja rolin, ndërkohë që ndoshta diçka ndjenim me siguri brenda nesh dhe filluan të tërë të demonstrojnë sesi duhet bërë, hahahh. Edhe Met Bega donte me m’demostru sesi.

Është e vërtetë se të gjithë dyshonin në ndonjë flirt të mundshëm dhe logjik nga ne të dy dhe donin ta kuptonin medoemos, prandaj sapo mbaronim një dubël me një ose dy minuta gjatësi puthje, ku ngriheshin edhe leshrat e merimangave rrotull, dëgjohej: “Stop!”, “Edhe një dubël!!!”. “Frederik, hiqe more dorën! Mos e lëviz vend e pa vend”.

Kulmi ishte që pas tërë atyre orëve xhirimi, vuajtjeefrenimeve, pas disa javësh, na komunikohet se nuk u pranua skena, pasi nuk dukeshin shenja të mira dhe kameramanit i kishte shpëtuar mbulesa e ndonjë pamjeje, që është logjike, por jo e mirë për realizmin”, ka treguar Ndoci për “Panorama”.