“JEMI BËRË SI EDI RAMA”/ Luizi i bën Kiarës kërkesën e PAPRITUR: Ti bëjmë kërkesë Vëllait të Madh… – AlpeGossip
“JEMI BËRË SI EDI RAMA”/ Luizi i bën Kiarës kërkesën e PAPRITUR: Ti bëjmë kërkesë Vëllait të Madh…

“JEMI BËRË SI EDI RAMA”/ Luizi i bën Kiarës kërkesën e PAPRITUR: Ti bëjmë kërkesë Vëllait të Madh…

Prej disa javësh, Luiz Ejlli është kthyer në personazhin më protagonist në këtë sezon të dytë të “Big Brother VIP”. Këngëtari ka arritur që të shpëtojë nga çdo nominim që ka qenë si dhe sa herë është bërë votimi për të preferuar, ai ka qenë në listë.

Duket se ai këtë gjë e ka kuptuar pasi herë pas here flet me bindje se do të jetë ai fituesi i BB VIP2.

Madje ka raste që thotë se nëse nuk fiton ai, atëherë nuk do të mbahet edicioni i tretë i BBV. Së fundmi, duke qëndruar me Kiara Titon e ka pyetur që të ikin e ta lënë lojën dhe e krahason veten me Edi Ramën.

Pjesë nga biseda:

Luiz Ejlli: A ikim e lëmë krejt?

Kiara Tito: Pse?

Luiz Ejlli: E treguam veten. Jemi bërë si Edi Rama s’na mund kush në zgjedhje.

Kiara Tito: Rri me këmbë në tokë.

Luizi: Jo moj, pata hall me dalë nja 2-3 orë vijmë prapë

Kiara: Eeee

Luizi: Ikim? Ti bëjmë kërkesë Vëllait të Madh të ikim 2-3 orë, të marrim ajër

Kiara: 10 minuta

Luizi: Jo moj. Po hajt, 10 minuta ok.