Blendi Fevziun e zë halli në Piter Pan, zbulon edhe shoqen e parë të ngushtë – AlpeGossip
Blendi Fevziun e zë halli në Piter Pan, zbulon edhe shoqen e parë të ngushtë

Blendi Fevziun e zë halli në Piter Pan, zbulon edhe shoqen e parë të ngushtë

Një mori me pyetje ka përballuar sonte në Piter Pan edhe Blendi Fevziu, gazetari dhe moderatori i “Opinion” në Tv Klan. Por është mësuar me ekranin, madje edhe me moshën e fëmijëve është stërvitur, meqenëse ka një vajzë të vogël dhe i është rikthyer botës së të vegjëlve. Kështu që nuk e pati aspak të vështirë t’u përgjigjet dhe të anashkalojë ndonjë pyetje me diplomaci.

 

 

Pse u bërtet të ftuarëve në program, ku e kalon kohën me dy vajzat e tij, pse është pa flokë e shumë pyetje të tjera fëmijërore i drejtuan mbrëmjen e sotme të gjithë fëmijët në Piter Pan.

 

Por nuk ia kursyen edhe pyetjen për shoqen e ngushtë. A ka pasur një shoqe të ngushtë në fëmijëri? Si e ka pasur emrin? “Po, kam pasur një shoqe shumë të ngushtë, kur isha vetëm 5-6 vjeç, por emrin nuk po ia them, se kanë kaluar shumë vite. Isha në kopësht atëherë, por kisha një shoqe shumë të ngushtë…” – tha Blendi.

 

Në fund, ai u kërkoi fëmijëve të shkëputen nga bota virtuale dhe të fokusohen te shkolla: “Nëse doni të keni sukses, të bëheni VIP-a, të bëni jetë të mirë, të bëhemi më të zotë, mësoni dhe shkoni mirë në shkollë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër veç kësaj”, – u tha Blendi fëmijëve në Piter Pan duke ua drejtuar mesazhin më shumë të rriturve dhe të gjithë prindërve.