Ja shqiptarët që janë bërë pjesë e klipeve të yjeve botërore dhe… SHKËLQYEN (VIDEO) – AlpeGossip
Ja shqiptarët që janë bërë pjesë e klipeve të yjeve botërore dhe… SHKËLQYEN (VIDEO)

Ja shqiptarët që janë bërë pjesë e klipeve të yjeve botërore dhe… SHKËLQYEN (VIDEO)

Nëse do flasim për sukses, shqiptarët dallojnë për këtë gjë dhe faktet flasin. Jo vetëm që shumë shqiptare kanë depërtuar në tregun ndërkombëtar por ata tashmë shihen edhe krah yjeve botërore. Shumë prej nesh e kanë ëndërr të qëndrojnë afër Selena Gomez apo French Montana-s.

Sot gjatë emisionit “Fun Day” u fol për personazhet shqiptare te cilet janë bërë pjesë e klipeve të yjeve botërore.

Po e nisim me Dafina Zeqirin.

French Montana është një ndër këngëtarët më të famshëm në botë. Ai u bë edhe më i dashur për publikun shqiptar kur u bë dhe pjesë e klipit të Dafina Zeqirit ,apo dhe bashkëpunimin me Era Istrefin.

Duket sikur French ja ktheu nderin Dafina Zeqirit dhe e bëri dhe ai pjesë të klipit të tij.

Më tej është modelja shqiptare, Oriola Marashi e cila u pa në klipin e Jonas Blue “Mama”.Ajo mori pjesë në klipin i cili u xhirua në shqipëri dhe sigurisht mori një vëmendje goxha të madhe në media.

I fundit që ka bërë krenar Shqipërinë është aktori  nga Shkodra Niko  Pepaj 26 vjec i cili është protagonist në klipin e Selena Gomez “A Year Without Rain”./AlpeNews.al/