EDHE PSE LARG/ Reperi shqiptar surprizon bashkëshorten në mënyrën më speciale (FOTO) – AlpeGossip
EDHE PSE LARG/ Reperi shqiptar surprizon bashkëshorten në mënyrën më speciale (FOTO)

EDHE PSE LARG/ Reperi shqiptar surprizon bashkëshorten në mënyrën më speciale (FOTO)

Lyrical Son njihet si një nga reperat më të suksesshëm në tregun shqiptar dhe ftesat për koncerte janë të shpeshta dhe për këtë arsye, ai detyrohet të udhëtojë larg familjes. Megjithëse largësia e mundon dhe e bën të vështirë punën, Lyrical Son zgjedh mënyra të veçanta për të surprizuar personat më të rëndësishëm për të, në rastin konkret bashkëshorten.

Gresa ka publikuar së fundmi një foto shumë të veçantë ku shfaqet dhurata e fundit që bashkëshorti i saj i ka dërguar. Bëhet fjalë për një buqetë lulesh, disa tullumbace dhe një arush. Në pusullën bashkangjitur dhuratave ai ka shkruar: “Është e vështirë të jem pa ty. Më mungon pafund. Të dua shumë ty dhe fëmijët. Babi Festimi”. Sigurisht që Gresa është emocionuar shumë, jo më kot e ka ndarë këtë surprizë me të gjithë dhe ka shkruar pak fjalë dashurie për partnerin e saj.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, çifti i njohur u bënë prindër për herë të dytë.