“SI NJË DEMON”/ Gigi Hadid i habit të gjithë me kopertinën e fundit… (FOTO – AlpeGossip
“SI NJË DEMON”/ Gigi Hadid i habit të gjithë me kopertinën e fundit… (FOTO

“SI NJË DEMON”/ Gigi Hadid i habit të gjithë me kopertinën e fundit… (FOTO

Gigi Hadid njihet si një nga modelet më të bukura, por në këtë formë nuk e kishim parë kurrë. Në 10 vjetorin e revistës “Love” ajo ka qenë imazhi kryesor dhe me look-un që kishte zgjedhur u duk sikur na solli Halloween-in më herët se zakonisht. Me një maskë në fytyrë, tek Gigi nuk arritëm të shohim asgjë nga e zakonshmja, përveç asaj që dukej si një demon dhe që me siguri ju ka trembur.

Por kjo nuk ishte e vetmja paraqitje e modeles për “Love”. Përpos fytyrës së frikshme që e shoqëronte në kopertinën e parë, ajo kishte realizuar edhe një set të dytë ku duket shumë më normale. Revolucioni në modë dhe shtypin e shkruar mesa duket ka premisa drejt detajeve të frikshme.