Pasi dështuan me Marinën, “burimet e tjera pranë çiftit” bëjnë shtatëzënë moderatoren SEKSI… (FOTO) – AlpeGossip
Pasi dështuan me Marinën, “burimet e tjera pranë çiftit” bëjnë shtatëzënë moderatoren SEKSI… (FOTO)

Pasi dështuan me Marinën, “burimet e tjera pranë çiftit” bëjnë shtatëzënë moderatoren SEKSI… (FOTO)

Lajmet se VIP-at mund të jenë shtatëzënë janë shumë të shpeshta, dhe për të ngritur këtë dyshim mjafton të:

  1. Të kesh dashur
  2. Të mos postosh në instagram
  3. Të  veshësh rroba të gjera
  4. Të kesh burime të sigurta pranë çiftit

Pasi nxorën lajme se Marina Vjollca ishte shtatëzënë, sot përveçse “u martua” një moderatore tjetër, e bë dhe me barrë.

Bëhet fjalë për Jona Spahiun e cila prezantoi në shtator të 2017-ës të dashurin e saj, me një foto gjatë pushimeve në Spanjë. Të dy të përqafuar në pishinë, ndjekësit e drejtueses së “Pa Filtër” në Digitalb njohën për herë të parë Frenkli Ymerin, djalin që i ka marrë zemrën, njëkohësisht koleg pasi është komentator sportiv në Digitalb.

Në dhjetor Jona nisi të shfaqet me një unazë në gisht, duke ngritur zëra se mund të jetë fejuar, ndërsa tani, thashethemet morën një tjetër dimension.

Sipas emisionit radiofonik “Chaud Patate” në Energy Radio, burime të afërta pranë familjes kanë zbuluar se shumë shpejt do të ketë një dasëm mes moderatores dhe partnerit të saj. Portalet kanë nisur të aludojnë se Jona mund të jetë shtatzënë dhe duke parë foton e saj të fundit publikuar në Instagram.

Përgatiti AlpeNews.al