NUK I NDAHEN PROBLEMET/ Pas BURGUT, producenti i skandaleve rezulton POZITIV nga COVID-19 – AlpeGossip
NUK I NDAHEN PROBLEMET/ Pas BURGUT, producenti i skandaleve rezulton POZITIV nga COVID-19

NUK I NDAHEN PROBLEMET/ Pas BURGUT, producenti i skandaleve rezulton POZITIV nga COVID-19

Karma e ka gjetur producentin e njohur filmik, Harvey Weinstein, sipas të gjithë ndjekësve të situatës së tij.

Producenti i turpëruar i filmave është vënë në karantinë në burgun e New York-ut.

Ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pasi ka marrë rezultatet e testit të dielën, duke bërë kështu që edhe shumë persona nga stafi të izolohen, përcjell Gazeta Express.

Lajmi për producentin i cili ka kohë që është në gjendje mjaft të vështirësuar shëndetësore, e që është infektuar edhe me Covid-19, vjen pasi pak javë më parë ai është dënuar me 23 vjen burg.

Harvey Weinstein po kryen dënimin me burg për sulm seksual të shkallës së tretë dhe dhunim të shkallës së parë, të cilin e kanë akuzuar shumë punëtore e aktore të njohura të filmave të Hollywood, gjë që edhe ka filluar kampanjën #MeToo.

Ai poashtu vuan edhe nga problemet me zemrën dhe vështirësi tjera me shëndetin, duke përfshorë diabetin dhe presionin e lartë të gjakut.