Këngëtarja e famshme flet për lidhjen e saj të dashurisë dhe planet për martesë – AlpeGossip
Këngëtarja e famshme flet për lidhjen e saj të dashurisë dhe planet për martesë

Këngëtarja e famshme flet për lidhjen e saj të dashurisë dhe planet për martesë

Ajo është një nga këngëtaret më të famshme në botë dhe padyshim që sytë e mediave rozë janë gjithmonë mbi të. Jennifer Lopez prej shumë kohësh është në një lidhje dashurie me sportistin Alex Rodriguez.

Pavarësisht diferencës së moshës që kanë me njëri-tjetrin ata kanë treguar se janë shumë të dashuruar, për herë të parë e Lopez ka folur për lidhjen e tyre dhe ka treguar për planet për martesë.

 

“Ne duhet ta marrim shtruar. Kam bërë shumë gabime në të kaluarën dhe tani të dy jemi në moshë të pjekur. Ne jemi të rritur, do të marrim kohën tonë dhe do t’i bëjmë gjërat me ritmin tonë. Tani për tani jeta jonë është e mrekullueshme. Mes fëmijëve tanë dhe punës, ndihemi të bekuar. Nuk duam asgjë më shumë në këtë moment”- ka thënë 48-vjeçarja në një intervistë për “Good Morning America”.