“Pritet së shpejti!” Zogu i Tiranës do të bëjë këngë me Luana Vjollcën? – AlpeGossip
“Pritet së shpejti!” Zogu i Tiranës do të bëjë këngë me Luana Vjollcën?

“Pritet së shpejti!” Zogu i Tiranës do të bëjë këngë me Luana Vjollcën?

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” mund të vijë me një surprizë së shpejti.

Përpos televizionit, ai ka vendosur të eksperimentojë në një fushë tjetër.

Gjatë bisedës me moderatoren Dajana Shabani në “Ditë e Re”, ai zbuloi se do ta shohim edhe në këngë. Një prej pyetjeve që iu bë nga ndjekësit në Instagram ishte për një duet të mundshëm me Luana Vjollcën.

Pritet së shpejti. Kam pasur shumë kërkesa. Kënga e Luanës me Bujarin është hit”, tha ai.

Moderatorja Luana Vjollca ka disa kohë që ka hyrë në tregun e muzikës dhe së fundi po shijon suksesin e këngës popullore me Bujar Qamilin, “I dhe flakë mallit tim”.