U rrah dhe u torturua në burg, ylli i popit mbërrin në SHBA për trajtim – AlpeGossip
U rrah dhe u torturua në burg, ylli i popit mbërrin në SHBA për trajtim

U rrah dhe u torturua në burg, ylli i popit mbërrin në SHBA për trajtim

Ylli i popit në Ugandë dhe anëtari i parlamentit, Bobi Wine ka mbërritur në SHBA për trajtim mjekësor pas akuzave se u torturua dhe u rrah gjatë kohës që ishte në paraburgim ushtarak.

Ish reperi fillimisht u ndalua që të largohej nga vendi, por u lejua që të flutornte drej Amerikës të premten.

Ai dhe 32 politikanë të tjerë të opozitës u akuzuan për tradhëti javën e kaluar mbi hedhjen e gurëve ndaj kolonës së Presidentit Yoëeri Museveni.

Më vonë, Bobi Wine u lirua me kusht. Po ushtria mohon akuzat për tortura.

Të premten, policia konfirmoi se Bobi Ëine ishte lejuar për të fluturuar jashtë vendit për trajtim më të specializuar pasi qeveria dërgoi një ekip prej nëntë mjekëve për ta ekzaminuar atë.

Avokati i tij, Robert Amsterdam, tha se ylli i popit gjithashtu ishte ri-arrestuar me dhunë në aeroport të enjten edhe pse gjyqtari e kishte lejuar të largohej nga vendi për arsye mjeksore.

Një zëdhënës i policisë kishte konfirmuar në Tëitter se Bobi Wine iu ishte bërë një ekzaminim mjekësor për shkak të akuzave për torturë.

Të premten, mbështetësit e Wine Bobi zhvilluan protesta në kryeqytetin, Kampala.

Të hënën Wine Bobi, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kyagulanyi, u shfaq me paterica në gjykatë. Aleatët e tij thonë se ai u torturua nga rojet presidenciale gjatë ndalimit të tij.