Më falni? Keni një moment kohë të flasim për xhinset trend të momentit? – AlpeGossip
Më falni? Keni një moment kohë të flasim për xhinset trend të momentit?

Më falni? Keni një moment kohë të flasim për xhinset trend të momentit?

Xhinset e ngushta s’janë më trend prej kohësh. Ishin kaq të inkorporuara në stilin tonë të jetesës, sa ishte e vështirë të imagjinonim një tjetër model, po aq popullor e interesant në dukje.

Sezonin e kaluar, brandet më të njohura si Balenciaga e Saint Laurent përdorën xhinset për siluetat e veshjeve të pasarelave. Duket se zgjedhjet e tyre u bënë trend shumë shpejt.

Tani për tani, Net-a-Porter (sajt që shet brande luksoze), 40% të xhiros e fiton prej shitjes së xhinseve me prerje të drejtë, material të fortë dhe jo elastik. Në momentin që diznjuesit sollën në treg këtë lloj xhinsi me bel të lartë, njerëzit gjetën pantallonat e tyre të preferuara.

Modeli i xhinseve me prerje të drejtë, ose cigare, ishte trend tmerrësisht popullor gjatë viteve ’90, bashkë me Mom Jeans. Sot, versionet që gjejmë në treg janë më të përditësuara me kohën, më të kuruara në detaje dhe përputhen më së miri me gjithë veshjet e tjera të momentit.