Arilena Ara një tjetër emër shqiptar që po thyen kufijtë, nderohet me çmim nga presidenti i Bjellorusisë – AlpeGossip
Arilena Ara një tjetër emër shqiptar që po thyen kufijtë, nderohet me çmim nga presidenti i Bjellorusisë

Arilena Ara një tjetër emër shqiptar që po thyen kufijtë, nderohet me çmim nga presidenti i Bjellorusisë

Këngëtarja Arilena Ara ka arritur prej kohësh suksesin ndërkombëtar dhe ka qenë e ftuar speciale në shumë shtete të botës. Vajza simpatike që e nisi karrierën në ‘X Factor’, një nga talent show-t më të suksesshëm, ka arritur të shkelë skenat e festivaleve ndërkombëtare dhe i ka magjepsur të gjithë me vokalin e saj. Një ditë më parë u bë e ditur se do të jetë edhe Arilena pjesë e performuesve në finalen e kupës së botës “Rusi 2018”.

Sot del në dritë një fakt shumë interesant për këngëtaren. Sipas emisionit radiofonik ‘Chaud Patate’ në NRG Radio, menaxheri i Arilenës, Popi Kola ka bërë me dije se asaj i është akorduar një çmim nga presidenti i Bjellorusisë. “Ne kemi ardhur para dy ditësh në Bjellorusi për një koncert live. Këtu bëhet një festival i përvitshëm që zhvillohet në Europë, “I Love Festival”. Mbrëmë ishim në shesh, kurse pas darkës ishim në një show tjetër që zhvillohet për artistët më të mirë të vlerësuar nga Bjellorusia, ku Arilena mori çmimin nga presidenti Alexander Lukashenko”, -tregoi menaxheri i saj duke shtuar se: “Sot do të jemi gjithashtu në Arena po në Bjellorusi, por në VIP-Best.”

Ndërsa përsa i përket performancës në finalen e kupës së botës ai e rikonfirmloi lajmin. “Kjo është plotësisht e vërtetë” , -thotë Popi, “Sigurisht ne jemi nesër në Fun Zone Sochi dhe më pas do të nisemi për Moskë në Kampionatin e madh.”