Këngëtari i njohur kapet mat duke tradhtuar, e dashura e fëlliq publikisht (FOTO) – AlpeGossip
Këngëtari i njohur kapet mat duke tradhtuar, e dashura e fëlliq publikisht (FOTO)

Këngëtari i njohur kapet mat duke tradhtuar, e dashura e fëlliq publikisht (FOTO)

Këngëtari i grupit “The Chainsmokers”, Alex Pall dhe e dashura e tij Tori Woodward për pak ditë do të bënin 4 vite të lidhur, por para se të vinte kjo ditë, Alex e tradhtoi partneren dhe është kapur mat.

Tori ka postuar në Instastory disa foto nga një video ku shihet Alex duke puthur dhe prekur të pasmet e një bjondeje. “Të shohin në sy dhe të thonë të dua. Pastaj të shkatërrojnë pa e menduar dy herë”, shkruante Tori.

Në postimin tjetër partnerja e këngëtarit bënte thirrje: “Meshkujt janë plehra, mos e harroni”.

Më pas Tori publikoi një status ku i tregonte fansave se nuk ishte hera e parë që ai e tradhtonte, por i ishte betuar që nuk e kishte prekur kurrë atë femër.

“Nuk është hera e parë që ai më tradhton me atë kurvë të çmendur nga Vegas, një modele koti Instagrami. Ai më pa në sy dhe mu betua se nuk e ka prekur kurrë atë. Më e bukura është se nuk më ka kërkuar falje”, shkruante Tori.