Prezantuesja sexy Marina Vjollca po i vazhdon pushimet me bashkëshortin reperin, Getoar Selimi.
Në përvjetorin e martesës, çifti kanë vizituar Kubën e tani po qëndrojnë në Bahama, ndërsa Marina nuk ndalet së postuari fotografi nga pushimet.
Format e saj trupore dhe bukuria bien shumë lehtë në sy, por duket se Marina i ka kushtuar rëndësi të veçantë pamjes dhe veshjeve, shkruan Indeksonline.
Ajo shpeshherë tregon se për veshjet verore kujdeset një stiliste e saj, e cila çdo vit i qep bikine dhe fustane unike, kurse një model i punuar me kujdes duket edhe në fotografitë e sotme.
Bikinet e bardha, me një shami të zgjatur e me plot rruaza nëpër të e bëjnë Marinën tërheqëse në plazh.
Sado të bukura dhe të papara ndonjëherë , shamia me rruaza mund të jetë dizajn i përkryer për fotografi, por në plazh nuk dihet sa është e rehatshme