Lori thotë se po bën “trup” për në verë, Ledion Liço e “fëlliq”: Shikoni se si punon… (FOTO) – AlpeGossip
Lori thotë se po bën “trup” për në verë, Ledion Liço e “fëlliq”: Shikoni se si punon… (FOTO)

Lori thotë se po bën “trup” për në verë, Ledion Liço e “fëlliq”: Shikoni se si punon… (FOTO)

Përveçse është një nga vajzat më me stil, Lori Hoxha adhurohet edhe për përmasat e saj trupore gati perfekte. Në fotografitë e saj të fundit nga pushimet në Maldive, Lori i la të gjithë pa fjalë. Megjithatë kemi parë se për të mbajtur gjithmonë trupin në formë, ajo stërvitet intensivisht në palestër.

 

Por nuk mjafton vetëm stërvitja për të arritur format perfekte, sepse duhet dhe një kujdes shumë i veçantë edhe për ushqyerjen. Nëse jeni bërë kuriozë ndonjëherë se çfarë konsumon Lori që ka arritur këto përmasa trupore, përgjigjen ua jep Ledioni. Në ‘Instastory’ ai ka publikuar një fotografi, në të cilën shihen mbi tavolinë vetëm çokollata dhe ëmbëlsira të ndryshme. “Nëse keni pyetur çfarë ha Lori Hoxha për trupin e saj të verës”, – ka shkruar Ledioni bashkangjitur fotografisë. Kjo do të thotë se Lori është me të vërtetë me fat, sepse një pjesë e madhe e vajzave kanë shumë probleme me konsumimin e ëmbëlsirave.