PAS KËSAJ QË BËRI/ Pete Davidson i vuri vulën ndarjes me Ariana Grande-n – AlpeGossip
PAS KËSAJ QË BËRI/ Pete Davidson i vuri vulën ndarjes me Ariana Grande-n

PAS KËSAJ QË BËRI/ Pete Davidson i vuri vulën ndarjes me Ariana Grande-n

Mesa duket, Pete Davidson i ka thënë “thank u, next” (faleminderit, tjetri) ish-të dashurës së tij Ariana Grande në rrjetet sociale. Një burim për “Us Ëeekly”, konfirmon se aktori i humorit i ka bërë bllok këngëtares pasi ka zgjedhur të distancohet nga të gjitha gjërat që nuk ndikojnë në shëndetin e tij mendor.

Duket se bën shumë sens, ky fakt pasi emri i Pete dëgjohet në mbarë botën falë këngës më të komentuar të ndarjeve “Thank U, Next”, ku Ariana falenderon Pete për lidhjen.

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja e hitit “Breathin”, e cila duke iu përgjigjur një fansi, tregoi se ishte bllokuar nga ish-i fejuari. Ndër të tjera, Ariana tregoi se gëzon shumë respekt dhe dashuri ndaj ish-partnerit, ndaj të gjithë le ta trajtojnë njësoj si ajo.

“Unë do të kem një dashuri të pakushtëzuar për të dhe nëse keni keqkuptuar projektin tim të fundit, ndoshta keni marrë mesazhin  e gabuar.” – u shpreh Ariana.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ditë më parë, Pete zbuloi se prej 9 muajsh kishte qënë viktimë e bullizmit online dhe kërkoi që të gjithë të dinë se nuk do të tentojë vetëvrasje.