Të gjithë e njohin Esra Ronabar, aktorja e njohur, e cila ka marrë famë nga seriali ‘Xhenet’, aktualisht një nga më të ndjekurit në Shqipëri. Në jetën reale ajo është e martuar me aktorin Baris Falay, gjithashtu i njohur për një sërë rolesh në seriale të transmetuara edhe në vendin tonë. Ata janë prindër të një djali 10 vjeç dhe kujdesi për të është gjëja më e rëndësishme që i kanë vënë qëllim vetes.
Së fundi Esra ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e saj, familjen dhe karrierën. Ndër të tjera ajo është shprehur se ka ndryshuar shumë pasi solli në jetë djalin e saj.
“Mëmësia më ka ndryshuar shumë. Nuk zemërohem si dikur, jam e duruar. Të jesh prind është e vështirë, por unë e kam bërë djalin mik. Nuk kujdesem për djalin sa dua për shkak se punoj shumë dhe kjo më mërzit herë pas here. Ndërsa kohën e lirë e kaloj gjithmonë me të. Nëna ime më ka thënë dikur: ‘Djali sot është 1 vjeç, nesër 5, 10. Ai nuk do t’i kujtojë momentet kur ishit me të”,-është shprehur Esra.
Aktorja e ka vazhduar fjalën duke theksuar se është në periudhën më të mirë të jetës së saj, pasi ka gjithçka i duhet. Esra është një nga personazhet më të njohur të momentit me rolin e Arzus tek ‘Xhenet’.