MIKESHË E NGUSHTË ME NOIZYN? Oriola kapet mat në krahët e Stresit (FOTO) – AlpeGossip
MIKESHË E NGUSHTË ME NOIZYN? Oriola kapet mat në krahët e Stresit (FOTO)

MIKESHË E NGUSHTË ME NOIZYN? Oriola kapet mat në krahët e Stresit (FOTO)

Prej disa ditësh në media po komentohet sherri mes reperit Noizy dhe modeles Oriola Marashi, të cilët për arsye që nuk dihen i prishën marrëdhëniet mes tyre. Ata nuk u shfaqën më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk ndiqeshin më në rrjetin social Instagram, mirëpo ditën e djeshme Oriola ishte ajo që i dha fund aludimeve, duke treguar se gjithçka mes tyre ishte rregulluar.
Megjithëse janë miq të ngushtë dhe prej disa kohësh Oriola është bërë pjesë e grupit të Noizyt, “OTR”, askush nuk e kishte përmendur faktin që para miqësisë me Noizyn, Oriola shoqërohej me Stresin.

Një faqe në Instagram ka publikuar foton e modeles e cila shfaqet krah Stresit në një club nate. Foto është shkrepur disa vite më parë, pasi Oriola dhe reperi duken më të rinj në moshë, siç mund t’a shihni më poshtë.