Këtë të hënë aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. Fëmijët i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet dhe një prej ture e ka pyetur rreth unazës që i bëri surprizë të dashurës.
Olsi me shaka është shprehur se unazën e ka marrë falas, pasi i ka bërë reklamë argjendarisë. Për më tepër nuk e prisnim por aktori as nuk qenka fejuar. “Do ta them por mos ia thuaj njeriu. Unë as nuk jam martuar as nuk jam fejuar, por i mora një unazë për qejf, por se ne artistët kemi një metodë shumë të bukur. I bëjmë një foto argjendarisë e nxjerrim në Instagram, nuk paguajmë asnjë lek. E mora me reklamë”, tha aktori.














![Fansi i thotë:‘’Hani më pak ti dhe Enca se lat nom’’/ Uindi Haxhia merr hak në publik dhe i tregon…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/07/vvcvuendiuindi-400x256.jpg)




