INCIDENT GJATË PERFORMANCËS NË SKENË/ Fansi tërheq fort nga dora Elvana Gjatën (VIDEO) – AlpeGossip
INCIDENT GJATË PERFORMANCËS NË SKENË/ Fansi tërheq fort nga dora Elvana Gjatën (VIDEO)

INCIDENT GJATË PERFORMANCËS NË SKENË/ Fansi tërheq fort nga dora Elvana Gjatën (VIDEO)

Këngëtarja Elvana Gjata ka performuar mbrëmjen e kaluar në Bruksel, ku ka ngritur në këmbë publikun me këngët e zërin e saj.

Mirëpo, gjatë perfomancës në skenë, këngëtares i ka ndodhur një incident.

View this post on Instagram

❤️

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Teksa i jepte dorën fansave të saj, dikush nga publiku ia kapi dorën këngëtares duke e tërhequr fort.

Elvana desh u rrëzua mes turmës, megjithatë arriti ta lironte dorën e saj në kohë teksa vazhdoi sërish me performancën.

Vetë këngëtarja e ka ndarë videon në InstaStory, duke treguar se e ka kaluar duke qeshur këtë situatë.

“Iku dora.”- shkruan ajo me humor krahas postimit.

 

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarëve u ndodhin incidente të tilla në koncerte me fansat e tyre, pasi këta të fundit nuk munden ndonjëherë të përmbajnë ekzaltimin, siç ndodhi mbrëmë me Elvanën.